Zbardhet vendimi i Kushtetueses/ Godina e Teatrit Kombëtar nuk do t’i kalojë bashkisë Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kjo pasuri duhej të transferohej me ligj dhe jo me VKM. Bashkia e Tiranës nuk mund të gëzojë të drejta pronësie dhe të vendosë për objekte të kësaj natyre që i kapërcejnë kufijtë e kompetencës vendore”

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për Teatrin Kombëtar, ku shfuqizoi ligjin special për të dhe pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, por la në fuqi shembjen e godinës. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Lidhur me këtë të fundit, Kushtetuesja sqaron mes të tjerash se “Baza ligjore e kësaj VKM-je nuk autorizon kalimin e pronësisë nga Këshilli i Ministrave te njësitë e qeverisjes vendore, por vetëm kalimin në përgjegjësi administrimi. Kjo pasuri duhej të transferohej me ligj dhe jo me VKM. Bashkia e Tiranës nuk mund të gëzojë të drejta pronësie dhe të vendosë për objekte të kësaj natyre që i kapërcejnë kufijtë e kompetencës vendore”. Më tej, Gjykata Kushtetuese vijon duke sqaruar se: “23.1.

Bashkia e Tiranës nuk gëzon tagrin ligjor të shprehet për fatin e ekzistencës ose jo të objekteve që lidhen me çështje të interesit kombëtar, siç është Teatri Kombëtar. 23.2. Janë cenuar nenet 112 dhe 118 të Kushtetutës, pasi VKM-ja nr. 377/2018 është një akt i cili nuk ka pasur një autorizim ligjor. Ligjet nr. 8743/2001 dhe nr. 8744/2001, ku është bazuar Këshilli i Ministrave, nuk e autorizojnë atë për të nxjerrë akte nënligjore për pasuri të kësaj natyre. Kalimi i pronësisë së Teatrit Kombëtar duhej të bëhej me ligj dhe jo me VKM. 23.3. Janë cenuar nenet 13 dhe 108 të Kushtetutës që kanë të bëjnë me autonominë vendore dhe decentralizimin, pasi përmes kësaj VKM-je Këshilli i Ministrave ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës se si të sillet me pronën të cilën i ka kaluar në pronësi. Gjithashtu, është cenuar edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. 23.4. Është cenuar neni 5 i Kushtetutës që ka të bëjë me zbatimin e detyrueshëm të së drejtës ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë. 23.5. Është e papranueshme që dorëzimi i godinave të Teatrit Kombëtar, nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, në bazë të VKM-së nr. 377/2020 është bërë vetëm me anë të një fletëdaljeje”, thuhet në zbardhjen e bërë nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

“Travel Pug”: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

Përgjatë bregdetit mahnitës të Jonit dhe Adriatikut të Shqipërisë, shtrihen fshatra ku jeta tradicionale vazhdon në një sfond plazhesh...

Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Viti që lamë pas, u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën...

Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”- shkruan Erion...

Vota e diasporës/Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

SHQIPËRI– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një videomesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë...

Lista e frutave më te mira të dimrit, plot shije dhe vlera për shëndetin

Temperaturat e ftohta vijnë së bashku me sezonin e ftohjes dhe gripit. Prandaj konsumi i sa më shumë ushqimeve me vitaminë C është një...

Lajme të tjera

Web TV