Shqipëria përfshihet nga reshjet e shiut, sinoptikania: Stuhia e ka humbur fuqinë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhitë që kanë përfshirë prej ditësh Evropën Perëndimore, duke krijuar situata katastrofale në Gjermani e Belgjikë, ku numërohen mbi 180 të vdekur, tashmë kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

Sinoptikania Lajda Porja qetësoi qytetarët në një lidhje me “Skype” për News24, teksa deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi stuhia nuk ka më fuqi dhe do të kalojë pa probleme në vendin tonë

Sipas sinoptikanes, kanë mbetur vetëm celula të stuhisë, të cilat pritet të largohen gjatë mbrëmjes së sotme nga pjesa më e madhe e vendit, për të vijuar me rrebeshe shiu vetëm në zonat malore.

“Stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse është drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Kjo stuhi ka sjellë situatën e rrebesheve edhe në vendin tonë. Situata ka nisur me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Pritet që në orët në vijim do të kemi dobësim të reshjeve në zonat bregdetare, që do të zhvendosen në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku pritet të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të dobësohen nga mbrëmja.

Nuk bëhet fjalë të kemi përsëritje të situatave, si në qendër të Evropës. Nuk përjashtohet ndonjë intensiv, ku do të ketë dhe ndonjë lagje me probleme, por jo probleme si në Evropën perëndimore. Më problem mbeten zonat malore. Nuk ka vend për panik. Këto lloj situatash, që kanë mbetur celula ende në zhvillim të stuhisë, nuk kanë më fuqi. Vendet e tjera të rajonit janë më të rrezikuar se Shqipëria, ku do të kemi reshje intensive kryesisht në zonat malore.

Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta. Cdo gjë do të kalojë sonte në mbrëmje. Sonte gjatë natës presim përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, ku rrebeshet do të fokusohen në zonat malore. Nesër do të jetë pak freskët, ndërsa në vijim pritet rritje temperaturash, ku në fundjavë do të kulmojmë sërish te 35 gradë”, tha sinoptikania.

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV