I riu i papunë hiqej si femër në Facebook, “Klareta” i zhvat 9 milionë lekë emigrantit në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zhvaten gati 9 milionë lekë.

Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.

Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.

Dosja tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.

“Klareta” ju prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur ‘ajo’ i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëmën sëmurë.

Në komunikimet telefonike zëri i mashtruesit imitonte zërin e një vajze.

Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër’ thotë në denoncim emigranti i cili pas kërkesës së parë , u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ja nisi në emër të të ëmës.

Më tej nëna dhe gjyshja e mashtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu mashtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte Klaretën ajo bllokoi çdo kanal komunikimi , çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një mashtrim dhe ai duhej të shkonte në polici.

Të fundit

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Lajme të tjera

Web TV