Ja si arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës në Kolumbi (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kolumbiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku mes të arrestuarve është edhe një shqiptar. Mediet e huaja raportojnë se ka rënë në pranga “bosi” shqiptar i kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, së bashku me katër bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 333 kg kokainë dhe 2 miliardë pesos, që kapin vlerën e rreth 450 mijë eurove.

Gjithashtu, mediet kolumbiane kanë publikuar pamjet si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike. Grupi kriminal u godit nga DEA. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja, u vendos në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira

Sipas autoriteteve kolumbiane, trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.
Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA, por edhe Europë, në Bullgari ,nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare.

Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV