A do të ketë ndryshime në qeveri? Veliaj nuk e përjashton: Kryeministri ka në fokus ripërtëritjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk përjashton mundësinë se shtatori dhe qeveria e mandatit të tretë të Partisë Socialiste mund të vijë e ripërtërirë.

“Ajo që di dhe shoh është se Kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë”, tha ai në një intervistë për News24.

Kryebashkiaku nuk përjashton ndryshimet dhe ripërtëritjen edhe brenda vetë Partisë Socialiste.

“Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve është e destinuar të ketë fatin e PD dhe LSI. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS ka qenë hapja. Fakti që kryeministri ka kaluar 15 seanca është fokusi tek ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues dhe teknik”, vijoi ai.

Veliaj iu referua takimeve të organizuara nga ana e Kryeministrit Edi Rama në kuadër të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Sipas kryebashkiakut, energjitë e reja nevojiten për të siguruar kapacitetet teknike për procesin e negocimit me Bashkimin Europian. “Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale”, deklaroi ai.

Gazeta Shqip ka paralajmëruar së fundmi përmes shkrimeve të saj se qeveria “Rama 3” do të pësojë disa ndryshime thelbësore në krahasim me qeverinë që po mbyll mandatin. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, kryeministri Edi Rama po mendon të rrisë numrin e ministrive. Të paktën do të ketë tre ministri më shumë në “Rama 3”.

Mendohet të ndahet ministria e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa një ide më vete është edhe krijimi i Ministrisë së Ekonomisë me vete dhe e Financave më vete. Sipas burimeve mësohet se tashmë edhe godina e re ministrore për infrastrukturën është gati dhe se pritet që me ndryshimet e votimin e ministrave në Parlament të ndahet më dysh administrata e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke ia ndarë në mënyrë specifike dhe fushat.

Lexo edhe :  Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

Gjithashtu pritet edhe reduktimi i ministrave të Shtetit, ku mund të shkrihet posti i ministrit të Sipërmarrjes.

Më 9 shtator pritet të mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Më pas, Edi Rama duhet të paraqesë te presidenti emrat e qeverisë së re me gjasa me 14 ministri, ku mund të plotësohet edhe ideja e hedhur se ministër në qeverinë e tij do të ketë emra të rinj, si dhe përfaqësues nga 12 qarqet e Shqipërisë.

Të fundit

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Lajme të tjera

Web TV