Basha gozhdon PD-në, të përzgjedhurit e tij marrin drejtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryetari i Partisë Demokratike pasi vuri nën sqetull Partinë Demokratike, po nxiton që të mbylle të gjitha “instutucionet” e partisë për t’a “kopsitur” kostumin e tij partiak në mënyrë që ti bëjë vetëm atij. E kështu pasi mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe zgjodhi antërsinë tani i ngelet të mbyllë shpejt e shpejt edhe të parët që do t’i ketë pas vetes. Ai i është futur punës për të zgjdhur njerëzit më të besuar të tij për të vijuar rrugën edhe për një katër vjeçar në korridoret e Partisë Demokratike. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha. Korriku do të jetë deri në fund një muaj i nxehtë për demokratët. Pasi morën besimin e delegatëve të Kuvendit, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, do të vulosin ndryshimin e kupolës drejtuese me të besuarit e Bashës. Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë mes të paktën dy kandidaturave, kreun e ri të këtij organi. Ende nuk janë publike dy alternativat për drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili pas kritikave ndaj Lulzim Bashës, rrezikoi edhe anëtarësinë në Këshillin Kombëtar, por e shpëtoi pozicioni në krye të shtetit gjatë periudhës 2012-2017. Po ashtu, brenda muajit korrik pritet të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët, tashmë pa një numër limit, të cilët ndonëse do të votohen nga Këshilli Kombëtar, propozohen gjithashtu nga kryedemokrati Basha. Edhe kryetari i Komisionit të Apelimit, do të zgjidhet gjatë këtij muaji. Ky komision, i cili aktualisht drejtohet nga Arben Ristani, i mbetur jashtë Këshillit Kombëtar, sipas propozimeve të Lulzim Bashës reformohet dhe bashkohet me atë të Etikës dhe Integritetit.

Por kupola drejtuese e Partisë Demokratike nuk do të jetë e vetmja që do t’i nënshtrohet ndryshimeve. Edhe strukturat vendore pritet t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Sipas vendimit të miratuar nga vetë Lulzim Basha më 18 Qershor, brenda 30 shtatorit duhet të zgjidhen dhe krerët e degëve. “Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021”, thuhet në vendim. Ky riorganizim i demokratëve, nisi fill pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, kur selia blu, pas thirrjeve drejtuar kryedemokratit për të dhënë dorëheqjen, u fut në një proces zgjedhjesh të brendshme, që konfirmoi për herë të tretë Lulzim Bashën në krye të PD.

Lexo edhe :  Françeska: Kam gënjyer, nuk i kam kryer studimet e larta

Këshilli Kombëtar

Në Këshillin Kombëtar Lulzim Basha U shpreh se demokratët i pret një sfidë e madhe para, por sipas tij nuk duhet harruar ajo që është ndërtuar deri më tani. Ai ka theksuar po ashtu se nuk duhet të harrohet mbështetja e marrë në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja e Këshillit Kombëtar, është mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku edhe u miratua që në datën 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e kësaj partie. Ndërkohë edhe në Këshillin Kombëtar do të paraqitet kjo kërkesë e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të pasur zgjedhje për kryetar, rreth një muaj para afatit zyrtar. Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se: “Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”.

Të fundit

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve,...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Lajme të tjera

Web TV