Peleshi: Pas 15 vitesh po nxjerrim pilotë me kapacitet të plotë, maturantët të zgjedhin Forcat e Armatosura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka bërë thirrje maturantëve të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit.

Peleshi shprehet se ajo do të shndërrohet në mundësinë më të mirë në treg për ndjekjen e studimeve të larta.

“Pas pjesës teorike, kursantët për pilotë në Bazën e Farkës nisën edhe praktikën fluturuese. Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona. Rritja e kapaciteteve njerëzore do shoqërohet padyshim edhe me përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e gatishmërisë së mjeteve fluturuese, por edhe pajisjen pas pak muajsh me helikopterët e rinj Black Hawk.

Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë maturantët të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit, Navigacion Detar dhe master në Sigurinë Kibernetike, duke u shndërruar kështu në mundësinë më të mirë në treg për maturantët shqiptarë, për ndjekjen e studimeve të larta”, shkruan Peleshi.

Të fundit

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

“Ajo është spektakolare”, Ben Affleck komplimenton publikisht J Lo pas ndarjes

Ben Affleck lavdëroi së fundmi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez . Ndërsa fliste në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri...

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për...

Lajme të tjera

Web TV