Abonetë e përgjithshme u pezulluan për një muaj, Veliaj sqaron: Kompanitë i falsifikonin, do largohen nga qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi dje se pezullimi për më pak se 1 muaj i aboneve të përgjithshme në Tiranë, u bë për të parë se cilat linja autobusësh spekulonin me to. Në prezantimin e linjës së gjelbër dhe flotës së parë të autobusëve hibrid/elektrik në Tiranë, Veliaj deklaroi se kompani spekulante kanë falsifikuar në shumë raste abonetë dhe biletat.

“E kishim të nevojshme që ta pezullonim qoftë edhe një muaj abonenë e përgjithshme, ndërkohë që abonetë e tjera u shitën normalisht në treg, për të kuptuar se cila nga linjat funksiononte, cila gënjente, cila abuzonte dhe cila bënte evazion. Shpeshherë jemi lënë në baltë edhe nga prokuroria, edhe nga ata që kanë filluar hetimet për linja që dihen botërisht se janë spekulantë, por na duhet një dokument ligjor. Janë kapur linja që falsifikojnë bileta, që falsifikojnë abonenë, janë kapur linja që i shesin ato në treg të zi dhe spekulojnë me mënyrën se si funksionon aboneja e përgjithshme “, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi se të gjitha kompanitë që janë kapur në shkelje dhe kanë abuzuar me shërbimin ndaj qytetarëve, nuk do të lejohen të operojnë më.

“Ishte shumë e rëndësishme të përgatiteshim për hapjen e një linje të re, duke kuptuar dhe duke bërë një analizë se çfarë nuk shkonte me linjat e vjetra. Bashkë me lajmin e mirë të hapjes së linjës së re, do të kemi edhe disa lajme të tjera për disa linja që nuk do të vazhdojnë më funksionimin në qytetin e Tiranës, o prej ndotjes së jashtëzakonshme që kanë prodhuar, ose prej faktit se në mënyrë sistematike mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës, si me abonetë, si me biletat, si me shërbimin”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Paralajmërimi i Bashës për opozitën/ Koha na dha të drejtë!

Për të rritur shërbimin, Bashkia e Tiranës së bashku me projektin e GIZ, ka pajisur të gjithë autobusët me GPS për të vëzhguar sesi kryhet shërbimi e më çfarë shpejtësie ecin autobusët.

“Chip-i i GPS do na tregojë ekzaktësisht si është kryer shërbimi, se kur ka qenë në stacion, me çfarë shpejtësie ka ecur mjeti. Do të kemi mundësi që dhe t’i provojmë Gjykatës Administrative kur marrim vendime për të hequr një linjë ose vendime për të larguar operatorë spekulantë nga qyteti i Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

‘Mos luaj me zjarrin’, Kina lëshon paralajmërimin e fortë për SHBA

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke...

Mbyllja e TikTok-ut për 1 vit në Shqipëri, nis procesi tekniko-ligjor

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka kontribuar në...

Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme në Himarë, duke theksuar se ky proces...

Lajme të tjera

Web TV