Nis asfaltimi i rrugës Elbasan-Labinot Mal, Balla: Rrugë sa historike aq edhe e rëndësishme për zhvillimin e agroturizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punën që po kryhet për asfaltimin e rrugës Elbasan-Labinot Mal.

Në fjalën e tj Balla theksoi se rruga e Labinotit Mal është një angazhim dhe investim shumë i rëndësishëm që do t’i vijë në ndihmë kësaj zone me potencial të madh agroturistik.

“Teksa gjithë Shqipëria po i drejtohet pushimeve bashkë me kryetarin e bashkisë kemi ardhurpër të ndjekur nga afër punimet për shtrimin me asfalt të rrugës së Shmilit në Njësinë Administrative Labinot Mal, e cila është një rrugë e rëndësishme jo vetëm për lidhjen me pjesën tjetër të bashkisë Elbasan të banorëve të kësaj njësie, por më shumë se kaq. Kjo është një rrugë sa historike aq edhe e rëndësishme për zhvillimin e agroturizmit. Kjo është një zonë me bukuri të rralla natyrore, me njerëz shumë punëtorë dhe me shumë prodhime bujqësore”, tha Balla.

Duke u fokusuar tek agroturizmi, Balla deklaroi se qellimi është që me zhvillimin e infrastrukturës të nxisim familjet që jetojnë në këtë zonë që shtëpitë t’i shndërrojnë në bujtina me qellimin që tabëjmë këtë zonë një prej destinacioneve të rëndëishme të këtij lloj turizmi.

Në përfundim të fjalës së tij Balla theksoi se investimi në të gjitha zonat rurale të Elbasanit do të vazhdojnë dhe ky është një prej atyre investimeve që kërkonte një angazhim të madh financiar nga ana e qeverisë shqiptare dhe prandaj u bë investimi në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Të fundit

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV