Aksidenti tragjik me 10 viktima, Kosova në zi kombëtare, flamujt ulen në gjysmështizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamujt e Kosovës janë ulur sot në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie kombëtare.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës me 69 pasagjerë brenda.

Të dielën në Kroaci shkoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.

Ai vizitoi të lënduarit, të cilët po trajtohen në spitalin në Slavonski Brod, në Kroaci.

Ndërsa, mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla, ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri prej tyre është në gjendje më stabile.

E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV