Balluku: 9 ujësjellësa në Tepelenë e Memaliaj pjesë e projektit për efiçencën e energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Eltar Deda, ishin në Memaliaj ku ndoqën nga afër zbatimin e projektit në një prej këtyre ujësjellësave.

“Kemi implementuar tre elementë të efiçencës së energjisë. Së pari, furnizimin me energji nëpërmjet elementëve fotovoltaik. E dyta, duke ndryshuar të gjithë sistemin e pompave dhe duke vendosur pompa brenda kritereve të Bashkimit Europian. Së treti, instalimi i programit SCADA rrit edhe efektshmërinë e funksionimit të këtyre pompave dhe të vetë ujësjellësit”, sqaroi drejtori Deda.

Ministrja Balluku theksoi se këto projekte, me impakt pozitiv jo vetëm për qytetarët, por edhe në performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit do të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit.

“Për ne është shumë i rëndësishëm integrimi i këtyre projekteve, siç është rasti i ujësjellësit dhe i eficiencës së energjisë, pra i Agjencisë dhe i AKUM-it. Sigurisht është në të mirë dhe në dobi të qytetarëve para së gjithash. Të gjitha proceset ku përmirësohen, qofshin këto nga ana teknologjike, siç është rasti i pompave, qofshin këto nga ana e kostove operative, siç është rasti i paneleve diellorë, përfituesi i parë është padyshim qytetari. Qytetari është ai i cili merr shërbim më të mirë, më shumë ujë në rubinet, më cilësor dhe padyshim pastaj fillojnë një sërë përfitimesh, që ka bashkia dhe Agjencia”, nënvizoi Balluku.

Efiçenca e energjisë, theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është po kaq e rëndësishme sa edhe prodhimi i energjisë, duke shtuar se gjatë mandatit të tretë qeverisës janë planifikuar një sërë projektesh të rëndësishme në sektorin energjetik, të cilat synojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

“Mandati i tretë do të jetë një mandat i rëndësishëm për fushën energjetike, pasi projekte të mëdha janë përgatitur dhe do të implementohen, siç është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës apo rivitalizimi i TEC-it të Vlorës, kthimi i tij në funksion me gaz të lëngshëm, duke bashkëpunuar me kompani të mëdha amerikane, por nga ana tjetër ajo që gjithmonë themi është se rritja e konsumit duhet shoqëruar edhe me efiçiencën e energjisë elektrike. Duke nisur që nga banesat. Rritja e prodhimit vendas është shumë e rëndësishme, po aq e rëndësishme është dhe ulja e konsumit energjetik, duke vënë në zbatim të gjitha projektet e efiçiencës energjetike”, u shpreh Balluku.

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka nisur zbatimin e projekteve pilot me synim shtrirjen investimeve në tre sektorë që janë, ai banesave, transportit dhe sektorin e industrisë.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV