Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po Berisha?! Basha refuzon të flasë: Nuk bëj asnjë koment!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon të komentojë vendimin e Partisë që ai drejton për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një konferencë për gazetarët, ai është pyetur për rastin Tom Doshi dhe rastin Sali Berisha, të dy “non grata” në Amerikë.

Gazetarja i ka thënë se para zgjedhjeve, ai ka këkruar që Tom Doshi të largohej nga politika sepse ishte shpallur “non grata” në SHBA. Në fakt kështu ndodhi, Tom Doshi u tërhoq. Lulzim Bashës iu kërkua të bënte dhe një koment për Sali Berishën, duke qenë se është në të njëjtën pozitë në të cilën ishte dikur Doshi.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”

Kreu i PD refuzoi të përgjigjej për këtë pyetje. “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin. Ne detyruam mazhorancën në vitin 2014 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, duke futur deputetë me rekorde kriminale në Parlament, kryebashkiakë dhe drejtues të lartë politikë. Beteja jonë për dekriminalizimin do vazhdojë me të gjithë fuqinë”, tha Basha.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”, instistoi për herë të dytë gazetarja.

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, jashtë këtij raporti. Çdo shmangje nga raporti, nuk i shërben interesit publik.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV