Donald Veshaj i kundërpërgjigjet ashpër thumbave të Bora Zemanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora Zemanit dhe Donald Veshajt kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjen mediatike për lidhjen e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Që të dy po e shijojnë mjaft jetën e tyre “single” të paktën kështu duket nga rrjetet sociale. Së fundmi, Bora publikoi një foto në Instagram, dhe të gjithë e morën mbishkrimin e saj në gjuhën angleze si një thumb drejtuar Donaldit.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.

Ndërkohë, në “Instagram-in” e Borës në postimet e fundit të gjitha janë mbishkrime në anglisht.

Kujtojmë se një prej tyre u bë mjaft virale dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai pas deklaratës së Donaldit në një intervistë me të vëllanë.

Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën.

Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet. Këto fjalë ranë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar anglisht: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira” . Mesa duket dyshja nuk e kanë ndërmend t’i ndalin thumbat drejtuar njëri-tjetrit.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV