Vrau foshnjën e shoqes së saj duke e hedhur nga dritarja, ja sa vite u dënua 31-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Moskë ka dhënë 17 vjet burg për një punonjëse salloni bukurie, e cila hodhi drejt vdekjes nga ballkoni beben e shoqes së saj nga xhelozia, muajin që shkoi.

31 vjeçarja Daria Shavelkina, ishte xheloze për Yaroslava Korolyova, 30 vjeçe, e cila kishte një burrë të mirë dhe jetë të lumtur familjare, tha gjykatësi i çështjes. E akuzuara, konsulente e produkteve kozmetike Clarins, ishte shtatzënë në kohën e incidentit dhe u takua me gruan në shtëpinë e kësaj të fundit.

Por kur Yaroslava nuk e kishte mendjen, estetistja mori beben e saj dy muajshe vajzë dhe e hodhi nga dritarja. Sipas raportit të hetimeve mes dy grave nuk kishte pasur konfliktim para incidentit. Nëna e tronditur kishte zbritur me vrap 13 katet për të gjetur beben e saj të palëvizur përtokë, tregonin dëshmitaret.

Mjekët e kishin shpallur beben fatkeqe të vdekur në skenën e ngjarjes. Yaroslava, e cila ka dy fëmijë të tjerë, kishte pësuar tronditje të thellë dhe mori ndihmë urgjente mjekësore pas vdekjes së bijës së vogël. Pas arrestimit, Shavelkina tha në polici se “kishte dëgjuar zëra në kokën e saj” që e instruktonin të hidhte beben drejt vdekjes, si dhe pretendonte se ishte e sëmurë mendore. Por gjykata vendosi se ajo hiqej sikur kishte skizofreni për t’iu shmangur përgjegjësisë së vrasjes.

Kryetarja e komisionit të hetimit Yulia Ivanova tha: “Ekzaminimi i plotë i mbajtur në qendrën psikiatrike Serbsky nuk zbuloi prova të sëmundjeve mendore.

”Gruaja e fiksuar ishte vetëm xheloze për jetën e lumtur të shoqes së saj, konkluduan autoritetet. Vrasësja Shavelkina më pas lindi fëmijën e saj në burgim. Ajo u shpall fajtore për vrasjen e një minoreni. Gjykata e Moskës shpalli fajtore Daria Shavelkina dhe e dënoi me 17 vjet burgim, nga 20 vjet që parashikohet për këtë krim. Ajo do të kryejë dënimin në një “koloni të përgjithshme korrektimi” dhe gjithashtu u urdhërua të paguajë 55 000 euro dëmshpërblim ndaj prindërve të vajzës.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV