“Ballkani i hapur” duhet të hapet akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Avancon projekti i krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç zhvilluan një Samit ekonomik në Shkup ku u nënshkruan tre marrëveshje të përbashkëta që përfshijnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, ekonomia e gjelbër dhe dixhitalizimi. Sidoqoftë, ajo çka përbën mesazhin kryesor të një takimi tillë ishte fakti se pavarësisht se BE ka dështuar në përmbushtjen e premtimeve të veta përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane. Por tashmë këto vende nuk presin thjesht vendimet që do të merren për to. Me vullnetin për të krijuar një hapësirë të përbashkët, ato kërkojnë të mos humbin kohë në zhvillimin e ekonomik të tyre ndaj u kërkojnë BE dhe SHBA të mbështesin financiarisht projektet e tyre të zhvillimit. Gjërat tashmë janë konkrete, ndaj dhe mbështetja duhet të jetë konkrete. Në deklaratën e përbashkët të tre liderëve ballkanikë shprehet konkretisht se “ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme”. E thënë ndryshe, këto vende kërkojnë që angazhimi i tyre drejt projeksionit evropian, nëse ka marrë si përgjigje veçse një gjysmë dëshirë për ti pranuar në BE, atëhere duhen kompensuar ndryshe. Nëse këto vende do të përfitonin fonde në procesin e negociimit, BE i duhet të paguajë të paktën në projektet e përbashkëta rajonale siç kanë premtuar muaj të shkuar. Dhe tregu i këtyre vendeve është 18 milionë qytetarë, që gjithësesi mbeten evropianë dhe janë të rrethuar me kufij të vendeve të BE. Veçse harrohet diçka, sa më shumë bashkëpunues të jenë vendet e rajonit aq më I madh është trysnia e tyre ndaj BE për të përfituar fonde. Në të kundërt, mbajtja në pengun e reminishencave të së shkuarës, i dëmton të gjithë, e të parin atë që bëhet pengesë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV