Ja kush janë 23-vjeçari dhe pasagjerja 16 vjeçe që ndërruan jetë sot në Shkodër (Emrat/Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amarildo Preka dhe Dirona Tirani, ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mjeti të cilin e drejtonte 23 vjeçari Amarildo Preka, një BMW X5, doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

Fatkeqësisht, nga shpejtësia e lartë mjeti ka dalë nga kthesa dhe është përplasur fuqishëm me një mur, duke bërë që dy personat që ndodheshin të të të ndërronin jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, në orën 02:45.

Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja, shtetasja Dirona Tirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër, nuk mundën ta përballonin dot përplasjen e fortë, shkruan newsbomb.al. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shkodër/Informacion paraprak.

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Dirona Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po kryen në autostradën Tiranë-Durrës. Ky aks...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Lajme të tjera

Web TV