Përse këshillohet përsëri veshja e maskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prapë duhet të vendosim maska? Edhe nëse jemi të vaksinuar?

Për një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, kjo është këshilla e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). CDC i ka përditësuar udhëzimet për maska këtë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ndryshimi vjen vetëm dy muaj pasi CDC-ja ka konstatuar se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë më nevojë të veshin maska në ambiente të brendshme publike. Që atëherë, agjencia po ashtu ka thënë se të rriturit dhe adoleshentët e vaksinuar, nuk kanë nevojë t’i veshin maskat as në kampe apo shkolla verore.

Çfarë ka ndryshuar?

Zyrtarët e CDC-së kanë njoftuar se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, duhet t’i rikthehen vendosjes së maskave në ambiente të mbyllura, nëse jetojnë në zona ku infektimi me koronavirus po rritet. Këto zona aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të SHBA-së, ose më shumë se 60% të qarqeve amerikane. Maskat, në përgjithësi, nuk janë të nevojshme jashtë. Agjencia gjithashtu ka thënë se të gjithë mësuesit dhe nxënësit duhet të veshin maska në shkolla, pavarësisht nëse koronavirusi është në rritje në komunitet ose jo. CDC-ja nuk ka qenë e para që ka bërë thirrje për kthimin e maskave. Javëve të fundit, disa qytete amerikane kanë sjellë rregulla për veshje të maskave në ambiente të brendshme.

Përse ky ndryshim?

E gjitha është për shkak të versionit më ngjitës të koronavirusit, Delta, ka thënë CDC.

Ky variant po nxit rritjen e numrit të rasteve në pjesën më të madhe të SHBA-së dhe tani përbën më shumë se 80% të infeksioneve. Zyrtarët e CDC-së kanë thënë se informacionet e reja në lidhje me përhapjen e tij, i kanë detyruar ata të ndryshojnë qasje. Pjesa dërrmuese e infeksioneve të reja në SHBA vazhdon të jetë midis njerëzve të pavaksinuar. Rrallë, disa njerëz të vaksinuar përfundojnë si të infektuar, megjithëse vaksina zbut goditjen dhe në përgjithësi mbron nga simptoma të rënda. Më herët, njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar kanë pasur nivele të ulëta të virusit dhe nuk kanë pasur shumë gjasa ta përhapin atë, ka thënë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky. Por, të dhënat e reja tregojnë se ky nuk është rasti me variantin Delta. Njerëzit e vaksinuar “kanë potencial ta përhapin virusin te të tjerët”, ka thënë ajo.

Lexo edhe :  Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

Çfarë nuk ka ndryshuar?

Udhëzimet për këdo që nuk është vaksinuar kundër koronavirusit mbeten të njëjta: Maskat rekomandohen brenda, pothuajse kudo. Të gjithë – pavarësisht nga vaksinimi ose vendndodhja – duhet të mbajnë maska kur janë në aeroporte ose stacione treni, ose kur hyjnë në autobusë, trena ose transporte të tjera publike. Spitalet, dyqanet dhe bizneset gjithashtu mund të kërkojnë maska. CDC-ja nuk e ka ndryshuar shprehimisht udhëzimin për kampet verore, sepse sezoni po mbaron dhe shkollat do të hapen së shpejti.

Ku janë vatrat?

Udhëzimi i ri është për zonat me përhapje të konsiderueshme ose të lartë të koronvirusit, të cilat i tregon CDC-ja përmes hartës. Sipas CDC-së, shkallët e rasteve të reja janë veçanërisht të larta në jug dhe jugperëndim të SHBA-së. Dhe, normat janë të larta në të gjitha qarqet, përveç disave në Alabama, Misisipi dhe Misuri.

Përgatiti: Valona Tela/REL

Të fundit

Kumbe: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në Izrael në gjendje të mirë shëndetësore!

Pesë shqiptarët që ndodhen në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe për Report Tv thotë...

“Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu. Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën...

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

Prej disa javësh në Shëngjin ka nisur sezoni turistik veror 2025. Sot atje ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi...

F1/ Mercedes triumfon në Çmimin e Madh të Kanadasë, përplasje mes pilotëve të McLaren

George Russell me Mercedes fitoi garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Një garë që...

Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit gjejnë një regjistrues zëri në kabinën e pilotit

Pesë ditë pas tragjedisë ajrore të ndodhur në Indi, hetuesit kanë gjetur regjistruesin e zërit në kabinën e pilotit (CVR). Ky zbulim nga avioni i rrëzuar...

Lajme të tjera

Web TV