Mënyrat më të mira për të mbrojtur nishanet nga dielli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse dielli është i domosdoshëm për shëndetin, ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV konsiderohet faktor i rrezikshëm kryesor në zhvillimin e tumorit më të keq të lëkurës, melanomës.

 

Melanoma mund të zhvillohet nga nishanet, prandaj është e nevojshme të diagnostikohet ne kohë për t’u shëruar në mënyrë sa më të suksesshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që nishanet problematike t’i mbroni në mënyrë direkte nga dielli. Por para, duhet t’i kontrolloni vetë nishanet dhe të vazhdoni ta bëni këtë gjatë gjithë verës dhe nëse vini re ndryshime, gjithsesi duhet të shkoni te mjeku.

Për të reduktuar rrezikun nga sëmundja, më e rëndësishmja është mbrojtja e drejtë. Diellit duhet t’i ekspozoheni gradualisht dhe duhet te përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës.

Si mund ta parandaloni melanomën:

– Kujdesuni që të mos digjeni nga dielli

– Shmangni diellin në oraret e rrezikshme ora 11:00 – 17:00

– Mos harroni, dielli është më i fortë edhe në lartësi të mëdha (mal)

– Tregoni kujdes më të veçantë për foshnjat dhe fëmijët që kanë lëkura delikate

– Përdorni kapelë me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV

– Përdorni përherë produkte mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit (30 SPF ose më e lartë)

– Dëmtime të lëkurës nga dielli shtohen edhe gjatë viteve, ndaj të moshuarit kanë nevojë për të mbrojtur lëkurën e tyre

– Shmangni përdorimin e solareve (llambat për nxirrje artificiale), ato dëmtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës

– Kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj dhe raportoni te mjeku juaj çdo ndryshim të pazakontë që mund të vini re

Lexo edhe :  Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

– Kontrolloni nishanet tek mjeku gjithmonë mbas pushimeve tuaja

– Drejtohuni tek dermatologu nëse vëreni ndryshim të nishaneve

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV