Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se një tjetër vatër zjarri e rrezikshme është në Njësine Administrative Lunxhëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi iu bën thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.
“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.”-shkruan Peleshi.