Në oborrin e PD-së ka rënë zjarr që nuk ka zjarrfikës ta shuajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Kreu i PD gjeti sërish kohë të ngushëllojë me status humbjen e një ish-deputeti demokrat por si gjithmonë i shmanget si nga djalli çështjes së të gjallëve. Dhe kjo çështje është shndërruar në një patate të nxehtë në dorën e Bashës. U bënë shumë ditë që nga kërkesa e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA për të mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me ish kryeministrin Berisha me këshillën se fati i një partie plitike nuk mund të lidhet me fatin e ish liderit të saj që është shpallur përson non grata nga Departamenti i Shtetit. Nga Basha ka vetëm heshtje në gjithë këto ditë. Asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje ndonëse trysnia ka qenë e madhe ndaj tij, si mediatike ashtu dhe nga segmente të politikës dhe fraksione në PD. Nga ana e tij, Berisha e ka bërë të qartë se është për betejë të ashpër dhe jo vetëm do të jetë pjesë e parlamentit në shtator por se do të tërheqë në kauzën e tij luftarave ndaj gjithkujt edhe vetë PD. Po ashtu dhe idhtarët e tij  kanë shtuar presionet ndaj Bashës me kërcënimin se nëse lëshon Berishën më mirë të shkojë të kërkojë strehim në kampin e majtë. Situata është inkandeshente në selinë blu, me qëndrime diametralisht të kundërta, pro Berishë në antitezë me pro PD, nga ku të parët për hir të liderit të tyre shpirtëor janë të gatshëm të shpallen deri në antiamerikanizëm. Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët. Në gjithë këtë rrëmujë Basha mbetet i pavendosur si të veprojë. Sytë i ka sërish nga Berisha se mos zgjidhjen e jep ai. Në fakt deri më tani për çështjet kryesore zgjidhjet kanë ardhur nga i njëti Berishë që sot ndodhet në hall. Ndaj Basha mbetet në pritje. Deri më sot nuk i janë djegur duart ndonjëherë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Ndaj pas gjithë këtyre ditëve nuk ka asnjë prononcim, asnjë lëvizje politike si përshembull të mbidhte ndonjë forum partie për ti dhënë qëndrimit ndaj Berishës një vendim më kolegjial. Asgje nga këto. Basha thjesht mbete në pritje çdo të ndodhë nga të tjerët. Pavarësisht se në vapën e gushtit, në oborrin e PD ka rënë një zjarr aq i mbrapshtë që nuk ka zjarrfikës ta shuajë.

Lexo edhe :  Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV