Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë eliminuar vatrat e zjarrit në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.

Pas punës së intensifikuar të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Njoftimi i plotë:

Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat dhe Gjirin e Gramës. Pas punës së intensifikuar të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij.

Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë.

Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Të fundit

Mitsotakis forcon masat kundër hyrjeve të paligjshme

Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam në dorë laptopin e patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ka shtënë në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së. Paralajmëroi se në ditët në vazhdim...

Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg...

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2024-2025...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

Lajme të tjera

Web TV