Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ditën e sotme ka shkuar në Thirrë të Kukësit ku po inspekton nga afër gjendjen me tunelin e Kalimashit, i cili dje u rrezikua nga zjarret.
Peleshi thotë se sot situata është më e qetë dhe flakët janë larg tunelit.
Gjithashtu i bindur ministri shtoi se kundër shtetit po punon edhe një dorë kriminale e cila ndez zjarre qëllimisht, si në rastin e Llogarasë.
Ai thotë se në Llogara ishte gati të shpallte triumfin, por trupat kur zbritën poshtë identifikuar dy elektrikë dore në majë dhe kur u rikthyen aty për gjysmë ore ishin dy vatra zjarri.
”Pushteti vendos patjetër është në krye të punëve, siç e keni ndjekur, ka patur 10-20 zjarrfikës në gfatishmëri, dy në hyrjen, në daljen tjetër të tunelit, kanë qenë zjarrfikësit, sepse ishte e pamundur të ndërhyhej nga toka. 60 e ca trupa janë vetëm nga policia ushtarake, kishte nga zonat e mbrojtura, pushteti vendos, zjarrfikës.
Gatishmëria është e lartë, kjo bëri që të shmangej rreziku, tuneli të vijonte pa asnjë minutë. Sot situata është më e qetë, flakët janë larg tunelit. Ka shumë trupa, po punohet dhe nga toka.
Profesionalizmi i prefektit të Kukësit dhe Lezhës, të cilat janë në krye të punës dhe kanë rol të pazëvcendësueshëm. Kjo ka qenë nata e djeshme në Kalimash.
Vazhdon prej disa ditësh në majën e Runës, kemi marrë dhe një kontribut shtesë nga Kosova. Dua ta falenderoj ministrin Mehaj që ka qenë vazhdimisht në komunikim me mua. Janë 66 trupa dhe 11 zjarrfikës, besoj sot vendosim në kontroll të plotë zjarrin në majën e Rulës.
Pas komunikimit me kryetarin e Bashkisë, helikopteri punon që në orët e para të mëngjesit. Besoj se këtë vatër shumë shpejt do e izolojmë.
Nuk duhet spektuluar, nuk ju akuzoj. Do të ketë shumë informacione, nëse e njeh situatën e zjarreve. Llogaranë po e ndjekim prej ditësh, me shumë trupa, me shumë këmbëngulje. 250 trupa qëndruan gjithë ditën aty. Kur ishim gati të shpallnim triumfin në Llogara, identifikuan dy elektrikë dore dhe pas gjysmë ore doli .
Tani jam i bindur, shto dhe dorën grupet kriminale, ne shuaj ata ndiz. Ne bëjmë maksimumin. Minitria e Mbrojtjes, FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile, kam këty drejtorin, ka qenë kudo. Nuk jemi perfektë. Këtu ka fluturime ajrore. Kemi dy helikopterë, një holandez në Llogara dhe një tjetër këtu.
Nuk ka munguar gatishmëria, ne bëjmë punën tonë. Të gjithë jemi në alert. Falenderoj Kosovën, ministrin, PResidenten. Janë krahas nesh, filluan operacionin. Do na japin një dorë. ”- tha Peleshi.