Italia thyen rekordin evropian, temperatura shënoi sot 48.8 gradë Celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali është regjistruar sot temperatura më e lartë e nxehtësisë ne Evropë. Sot termometri ka shënuar 48.8 gradë pranë Sirakuzës në Floridia në Siçili.
Kjo temperaturë ka thyer rekordin e shënuar më parë në Catenanuova (Enna) ku në 1999 termometri regjistroi 48.5 gradë.

Në Floridia, province me 21 mijë banorë, 111 metra mbi nivelin e detit, termometrat elektronikë (të ekspozuar në diell) të farmacive madje mund të tregojnë edhe 51 gradë, që është temperatura e perceptuar në këto ditë të nxehta.

Siç shpjegohet nga vetë Shërbimi i Informacionit Agrimeteorologjik Sicilian, të dhënat e regjistrimit nuk duhet të konsiderohen zyrtare. Rekordi i Sirakuzës do të duhet të konfirmohet nga Organizata Botërore Meteorologjike

Megjithatë të dhënat e sotme janë të rëndësishme në pritje të verifikimeve të mëtejshme që do t’i lejonin Floridia të mbante pozicionin e saj në 20 vendet më të nxehta në Tokë.
Të dhënat, nëse konfirmohen, do të jenë në gjendje të thyejnë rekordin e mëparshëm prej 48 gradë të matur në Athinë më 10 korrik 1977, madje duke tejkaluar rekordin prej 48.5 gradë të vendosur nga një stacion jozyrtar në Catenanuova në gusht 1999.

Të fundit

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit,...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Lajme të tjera

Web TV