Tifozët e futbollit në mbarë botën me siguri janë duke menduar se si mund të bëjnë tyren fanellën e re të Lionel Messit në Paris Saint-Germain! Por ja sa para do iu duhen nëse e blini atë direkt nga klubi.
Edhe pse në faqen e internetit të PSG çmimi i fanellës është 158 euro, në dyqan ai ndryshon. E ashtuqujatura “ Fanella e stadiumit “ në klub kushton 43 euro më pak, me gjithçka të përfshirë: emrin e Messit, numrin 30 dhe simbolin e Ligue 1 ose Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, për ata që duan të veshin fanellën që përdorin lojtarët, do t’ju duhet të merrni “fanellën e ndeshjes”. Fanella në fjalë është pak më e shtrenjtë, ajo kushton 165 euro .
Pavarësisht çmimit tëkripur, qindra tifozë formuan radhë të gjata që herët në mëngjes sot për të blerë fanellën e re të yllit argjentinas.