Zjarret dhe përllogaritja e dëmeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Komunikatat për situatën e zjarreve në vend po i ngjajnë buletineve të luftës. Jo vetëm për sipërfaqet e pushtuara për flakët, por dhe për numrin e forcave efektive që luftojnë me flakët si dhe numrin e të arrestuarve që ndezin qëllimisht vatrat e zjarrit. Ende nuk është bërë ndonjë përrlogaritje e dëmeve, që gjithsesis duken të larta. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe Kodi Penal parashikon një varietet dënimesh që mund të shkojnë deri në 20 vijet në burg për veprën e djegies së qëllimshme të pyjeve. Neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zvjarrvënien e qëllimisht, por edhe nga pakujdesia. Dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Nëse shohim, ligjet i kemi dhe madje mjaft të rrepta për zjarrvënien e qëllimshme por dhe ndaj atyre të pakujdesshme e që dëmtojnë rëndë pronën.  Çështja është se dënimet nuk janë zbatuar. Zjarrvënie ka çdo vit ndonëse jo me këto pasoja të rënda që u përshfaqën gjatë kësaj vere të nxehtë, të thatë dhe me temperatura të larta. Por ligji është ligj dhe sidomos me këto dëme të rënda të shkatuara duhet të veprojë ndaj piromanëve, qofshin këta barinj të pashkolluar malesh, apo zjarrvënës hileqarë të fushave apo qyteteve. Pasi ndonëse në situatë të ndezur, hetimi duhet të nxjerrë dhe arësyet e vërteta të zjarrvënieve. Të çobejve që venë zjarr nëpër pllajat e kullotat për barishte dhe për hileqarët që kanë të tjera qëllime të mbrapshta. Ashtu si vite më parë në Korfuz dhe ishuj të tjerë, që paguhej tu vihej zjarri pyjeve në mënyrë që merrnin leje për ndërtuar vila. Në vendet e mbrojtura dhe ku ka pyje, ish më e lehtë të vijë zjarrin për të marrë leje sesa të lejonin të prisje një pemë. Për këtë lloj piromanësh, edhe 20 vjet do të ishin pak.

Lexo edhe :  Nga ijet te kërthiza

 

Të fundit

Këtë verë, më shumë turistë/ Kasa: Hotelet me 4 dhe 5 yje, të rezervuara plotësisht

Jemi ende në fillim të prillit, por rrugët e Tiranës janë plotë turistë.  Shqipëria vijon të zgjojë interesin e...

Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump duke njoftuar se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga...

Këshilltari i Trump për Tregti: Tarifat e vendosin SHBA-në në një situatë të bukur

Këshilltari tregtar i Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, vlerëson se të gjitha tarifat e planifikuara mund të rrisin 600 miliardë dollarë në vit, rreth...

Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe simptomat që nuk duhen injoruar

Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin mund të jetë vendimtare për...

Tarifat Trump nuk kursejnë as Greqinë, më të prekur ullinjtë dhe produktet bujqësore

Tarifat e vendosura nga Donald Trump kanë shkaktuar shqetësime në Greqi, veçanërisht për sektorin e bujqësisë. Edhe pse ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV