Histori horror/ Grekja shtirej si shtatzënë, i rrëmben foshnjën e sapolindur shqiptares dhe ia prezanton bashkëshortit si të tyren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori si nëpër filmat horror, është ajo e përjetuar nga 26-vjeçarja shqiptare të cilës i morën foshnjën teksa po flinte paqësisht pranë saj në maternitet në kryeqytetin helen.

Ishte një 45-vjeçare, me origjinë greke dhe nënë e dy fëmijëve ajo që i vodhi foshnjën shqiptares për t’ia paraqitur si të sajën bashkëshortit, pasi kishte dështuar dhe nuk i kishte treguar atij lidhur me këtë humbje

Për një periudhë 7-mujore, duke i paraqitur analiza të rreme dhe duke shtuar kile natyralisht, ka gënjyer bashkëshortin se ishte shtatzënë.

Gruaja 45-vjeçare qëndroi për një kohë shumë të gjatë në maternitet, në kërkim të momentit të duhur, i cili siç duket erdhi rreth orës 04:45, kur nënën, foshnjën edhe maminë i kishte zënë gjumi.

Ajo u fut në dhomë mori në krahët e saj foshnjën, doli nga materniteti, mori një taksi dhe menjëherë i është drejtuar shtëpisë ku ajo banonte.

Nëna e re, tregoi për ‘Protothema” se në momentin që po i merrnin foshnjën, ajo u zgjua pasi dëgjoi një zhurmë dhe pa një hije që po largohej me bebin e saj në krah.

Menjëherë ajo ngriti alarm, i gjithë spitali u “ngrit: në këmbë, megjithatë ishte shumë vonë, pasi 45-vjeçarja ishte larguar.

Sipas mediave greke, gruaja greke, sapo mbërriti në shtëpi i tregoi bashkëshortit se kishte lindur urgjentisht me operacion në spital dhe se ishte larguar menjëherë.

Si mori fund makthi për 26-vjeçaren shqiptare? Ishte komshia e 45-vjeçares ajo që i telefonoi policisë, pasi e dinte të vërtetën.

Pas ekzaminimeve dhe analizave ADN, u vërtetua se foshnja ishte e vajzës shqiptare.

Policia greke arrestoi menjëherë gruan 45-vjeçare.

 

Të fundit

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi,...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori...

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, paraqitet në SPAK

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotmë në SPAK. Xhemal Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura,...

Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi!

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i...

Lajme të tjera

Web TV