Turqi/ Protestuesit sulmojnë shtëpitë, makinat dhe dyqanet e sirianëve (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestuesit kundër migrantëve kanë sulmuar shtëpitë, dyqanet dhe makinat e sirianëve në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, pas supozimeve për vrasje të një adoleshenti.

Dhuna ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës, pas raportimeve se një refugjat sirian ka therur dy burra turq gjatë një përleshjeje. Emirhan Yalcin, 18-vjeçar është vrarë gjatë përleshjes me disa refugjatë sirianë. Prokurorët kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast dhe kanë arrestuar dy persona. Qindra banorë lokalë janë nisur në një zonë në Ankara ku jeton komuniteti i migratëve dhe refugjatëve nga Siria.

Video-materialet kanë shfaqur një grup të burrave duke rrotulluar makinat dhe duke thyer dyqanet, transmeton BBC.

Disponimi kundër migrantëve është duke u rritur në vazhdimësi në Turqi, derisa edhe një numër politikanësh janë duke bërë fushatë për kufizime më të ashra. Tensionet janë rritur së fundmi edhe për shkak të arritjes së mijëra afganëve në Turqi, pas përshkallëzimit të dhunës në shtetin e tyre. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, duke përfshirë më shumë se tre milionë sirianë.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV