Lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Kreu shkollën e mesme pranë institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, në Itali, të cilin e mbaroi me rezultate të larta. Ajo botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë” në vitin 1939 kur ishte ende studente. Në vitin 1943, së bashku dhe me një grup intelektualësh, formuan Partinë Socialdemokrate.
Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961 e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
Në vitin 1962, pasi kishte bërë 15 vite burg, një vendim i ri e dënonte me internim 5-vjeçar në rrethin e Mirditës! Kokalari i shkruan vetë Enver Hoxhës, me lutjen që të shqyrtohet internimi i saj, pasi siç shkruan, për veprimet e dikurshme ka paguar 15 vitet burg, kurse internimi tani duket i pakuptueshëm. Përveç kësaj, Kokalari i kërkon Hoxhës që të t’i kthehen dorëshkrimet e saj folklorike që kishte mbledhur. Letra ruhet ne fondin e ish-Arkivit të Partisë në AQSH.
Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.
Kur dikush i vënë thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, kryetari Frederik Nosi i tha: “A e dëgjon atë që kërkon populli?”, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju turmat”.