Me medalje ari nga universitetet amerikane/ SPAK emëron shefen për Marrëdhenien me Publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se Prokuroria e Posaçme ka emëruar dr. Xhuljeta Krastën në postin e shefes për Marrëdhënien me Publikun.

Krasta ka dy diploma Bachelor dhe disa tituj Master, ndërsa në dy universitetet amerikane ku është diplomuar ka marrë medalje ari.

Sipas SPAK, ajo do i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas kërkesave që përcakton ligjit.

Dr. Xhuljeta Krasta i përket profesionistëve nga shoqëria civile shqiptare me një eksperiencë cilësore perëndimore jo vetëm në studimet e saj por edhe në angazhimin e saj disavjeçar si PR dhe Koordinatore për Marrëdhëniet me Median për llogari të institucioneve dhe organizatave  ndërkombëtare me peshë,  të tilla si  “International Amnesty for Human Rights” ,  “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”,  si edhe Koordinatore për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT.

Dr. Xhuljeta ka përfunduar Masterin në “Komunikim – PR” në Universitetin Amerikan “University of Indianapolis” dhe Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Punët e Jashtme në “American College of Thessaloniki” konvertuar nga MASR në “Master Shkencor”; nga të dyja Univeristetet Amerikane ka marrë medalje ari si studente ekselente.

Znj. Krasta është doktoruar me vlerësim maksimal edhe nga Univeristeti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka një formim të plotë në Drejtësi (Bachelor dhe Master Shkencor) me rezultate të shkëlqyera,studente ekselente edhe në Shqipëri. Dr. Xhuljeta Krasta ka mbi 11 vite eksperiencë akademike në vend si pedagoge me kohë të plotë, në fushat Komunikim, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Dr.Xhuljeta ka përfunduar dy Bachelorë, tri Mastera dhe ka doktoruar me rezultate gjithmonë të larta. Zotëron njohuri shumë të mira në gjuhën angleze si dhe Greqisht, Gjermanisht, Frengjisht.

Lexo edhe :  “21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Në fazën e parë, të dorëzimit të dokumentacionit sipas kritereve dhe kushteve të shpallura në faqen zyrtare të SPAK, kanë aplikuar në total 25 kandidatë ku 12 prej tyre kanë kaluar në intervistën e strukturuar me gojë. Një nga kandidatët e kualifikuar në këtë fazë, nuk u paraqit në datën e përcaktuar për intervistë.

Të fundit

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Lajme të tjera

Web TV