MSH: 379 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 379 raste të reja me Covid-19 si dhe 1 viktimë.

Njoftimi i ministrisë:
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Lexo edhe :  Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         379
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       38
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 5,339

Testime totale             952,866
Raste pozitive             135,140
Raste të shëruara       130,588
Raste Aktive                    2,091
Humbje jete                     2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             767
Shkodër          271
Fier                  215
Vlorë               194
Elbasan           161
Lezhë              129
Durrës             122
Berat               71
Gjirokastër       58
Kukës              43
Korçë               40
Dibër                 19

 

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV