Nga Frrok Çupi:
“Open Balkan” është kthyer në një debat rajonal por edhe mes dy vendeve “të të njëjtit gen” siç është Shqipëria dhe Kosova. Jo me emra konkretë Rama ka bërë përgjegjëse politikën e Kurtit dhe të Haradinajt për “Mini- Shengen”, si e shihni këtë debat?
‘Open Balkans’ është nismë e Perëndimit, dmth., SHBA dhe BE. Edi Ramës, thjesht i shkon për shtat dhe për kulturë politike ‘hapja’ mes shteteve, mes kombeve, mes kulturave, mes ekonomive. Ne në këtë shekull kështu jetojmë. Të them të drejtën as në Mesjetë nuk mund të gjeje ‘mushka’ si Kurti e Haradinaj në Kosovë dhe disa media të tyre kamikaze.
Kjo është. Si Edi Rama- kryeministër i Shqipërisë, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, po punojnë në drejtimin e krijimit të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan. Shtetet e Ballkanit, që pas vitit 1999, jetojnë në paqe, por në një paqe shpesh të kërcënuar nga tipa mistrecë ballkanikë. Një ‘Evropë e vogël’ në Ballkan e çon të kaluarën e keqe në të kaluar dhe njëkohësisht i jep më shumë vlerë qytetërimit perëndimor; por edhe rrit prosperitetin e popujve ballkanikë.
Pse ka debat?- pyesni ju. Nuk ka ndonjë debat, them, ata nuk po debatojnë as me ide, as me vizion, as më arsye. Ata, thjesht kanë ngulur këmbë për Jo!, e Jo!. Po pse? Sepse iniciativa për Ballkan të Hapur vjen nga Shqipëria, dhe prandaj nuk e pranojnë. Tani këta politikanë kosovarë që përmendëm, pasi kanë ndërtuar vila në Shqipëri, duan edhe ta sundojnë, ose ta trazojnë, ose ta bëjnë përshesh ‘atdheun amë’. Aq më tepër që iniciativa ‘Ballkan i Hapur” vjen nga Edi Rama, që është kryeministër i Shqipërisë. Po të vinte nga Berisha- tani i akuzuar si armik i demokracisë dhe i korruptuar i madh,- ata do ta pranonin natën pa hënë. Ata i kanë lidhjet me Berishën dhe Metën dhe bëjnë gjithçka për së dëmshmi, që të prishin çdo iniciativë që këtyre nuk u shkon për shtat. Kemi të bëjmë me veprim autik, jo vizionarë, veprim i betuar diku se do ta turbullojnë Shqipërinë.
Një ditë pasi reagoi Rama për sulmet si “tradhtar”, reagoi edhe qeveria gjermane nëpërmjet zëdhënësit të saj. A është ky një presion për tu përfshirë Kosova në këtë marrëveshje rajonale? Dhe përse Kosova zyrtare e konsideron “devijim të rrugës drejt BE-së”?
Albin Kurti po kërkon me ‘llambën e Aladinit’ që të gjejë ‘tradhtarin’. Në radhë të parë si majtist ekstrem leninist që është, Albini e ka jetike bashkëjetesën me ‘tradhtarin’; këta të kësaj kategorie historikisht kanë qeverisur jo me mirëqenien e popujve të tyre, por me ‘ luftën heroike kundër tradhtarëve’, duke frymëzuar njerëz kamikazë.
Por i duhet që personalisht Edi Rama të jetë ‘tradhtari’. Kjo është një mënyrë e tyre- dhe sipas mendjes së tyre- për ta rrëzuar Ramën si kryeministër i Shqipërisë dhe në vend të tij të ngulin Bashën alias Berishë. A mund të funksionojë kjo? Sigurisht jo, jo në Shqipëri ku zgjidhet kryeministri i Shqipërisë. Por këta janë inferiorë, dhe inferiorët shohin ëndrra duke mundur kuçedrën dhe përrallën e tregojnë si ndodhi të tyre.
Ju pyesni rreth pozicionit të Gjermanisë që përkrah projektin ‘Ballkan i Hapur’. Gjithashtu Departamenti i Shtetit i SHBA, e përkrahu dje fuqishëm. Qeveritarët e gazetarët ‘alias’ të Kosovës, e dinë se Gjermania, Franca, Evropa, Amerika…, gjithë qytetërimi perëndimor përkrah projektin e hapjes dhe të bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit. Sot Kurti dhe të tijtënë Kosovë kanë rënë në ujë pas qëndrimit të Gjermanisë dhe Amerikës. A reflektojnë këta kur u dështon një marrëzi e tyre? Jo, nuk e kanë për gjë fare dështimin. Sepse kultura e tyre është e marrëdhënieve jo të hapëta, por ‘nën gju’, dmth., një kulturë islamiste ku gjithë natën pinë uiski nëpër dhoma të fshehta dhe në mëngjes dalin e mallkojnë alkoolin ose burgosin ata që pinë alkool. Këta kanë bashkëpunuar fshehurazi me Milloshevicin dhe me Bullatoviçin për furnizimin me naftë dhe me armë të ushtrisë së kasapit ballkanik kundër popullit kosovar, por nuk pranojnë projektin legal të bashkëpunimit të hapur në Ballkan. Dëshmitarët e bashkëpunimit të fshehtë me Milloshevicin i kanë vrarë dhe u kanë tretur eshtrat, ju e dini.
Prej katër vitesh marrëdhënia politike Tiranë –Prishtinë është në nivelin më të ulët, gati në kufijtë e një “lufte të ftohtë”. A e dëmton kjo seriozisht çështjen kombëtare?
Jemi dy shtete, në këtë rast nuk jemi kushërinj. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se Kosova mund të mos marrë pjesë në projektin ‘ Ballkan i Hapur’ dhe ky nuk është problem i shtetit shqiptar. Sikurse Tirana mund të ngrejë nivelin e bashkëpunimit e të hapjes me Beogradin- dhe ky nuk është problem i qeverisë së Kosovës. Jemi dy shtete të pavarura. Ata që ndërhyjnë në punët e shtetit shqiptar gabojnë fort, por njëkohësisht manifestojnë inferioritet. Këtu në Shqipëri politikanë e gazetarë kosovarë ‘falen’ për çdo gomarllëk, sepse njeriu këtu thotë: ‘Po lëre ore se kosovar është, vëllezër i kemi, aq e kanë’. Mirëpo edhe kjo nuk është normale. Po preket serioziteti i ndërtimit të shtetit. Më shumë se ‘çështja kombëtare’ po dëmtohet paqja, stabiliteti dhe e ardhmja në rajon ku bëjmë pjesë edhe ne. Për inat të ‘Shqipërisë së Edi Ramës’, politikanë në Kosovë po përgatisin ushtri paramilitare për të qenë gati në një moment kulmor kur Berisha dhe Meta do të paraqiten para Drejtësisë. Me sa duket, ata kanë ndërmend të rezistojnë kundër drejtësisë së ‘vëllezërve’ dhe kundër Amerikës.
Përtej kësaj pamjeje, është një tjetër më e rëndësishme: Lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe lidhjet me Rusinë. Këta, të gjithë, janë identifikuar si kundërshtarë të Amerikës në rajon, ky është edhe thelb i qëndrimit të tyre kundër projektit për ‘Ballkan të Hapur’. Amerika ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë që do ta kthejë Shqipërinë në vendin e bazave ushtarake amerikane dhe qendrën e mbrojtjes ushtarake të rajonit. Kjo i trondit këta.
Për një nismë kaq të rëndësishme a duhet që më parë të unifikojë qëndrimi politik Kosovë-Shqipëri dhe më pas të nënshkruhej ose jo kjo nismë rajonale?
Jo, kjo nuk ka asnjë vlerë. Të dyja (Shqipëri e Kosovë), janë shtete sovrane; ashtu si edhe të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria nuk shkon në tribunat ndërkombëtare me sjelljen e xhaxhait duke mbajtur përdore Albin Kurtin e duke u lutur: ‘Aman, na e pranoni edhe këtë të voglin, se i vjen turp të thotë të vërtetën!’ Këto janë marrëveshje politike dhe juridike, dhe konsakrohensi të tilla; këta në Kosovë duhet të mësojnë të sillen si burra shteti.