Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama, i cili bën edhe një apel për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 290 mijë vaksinime ndërsa 562,418 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve pasi numri i infektimeve në vendin tonë po rritet me shpejtësi.

Të fundit

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte...

Lajme të tjera

Web TV