Një shqiptare ende në Afganistan/ Ka nisur operacioni për të shpëtuar Anën e mbetur në Kabul

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Top Channel ka mësuar se në Shqipëri do të strehohen të paktën 2 mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre.

Burime të besueshme i thanë Top Channel se po punohet ethshëm për të siguruar edhe strehimin e tyre në Durrës por edhe në Tiranë.

Burimet të besueshme i thanë Top Channel se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.

Gjithashtu bëhet me dije se në Afganistan ka mbetur një vajzë shqiptare e quajtur Ana, e cila punonte në një organizatë ndërkombëtare. Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur.

Ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit për ta përcjellë vajzën drejt Shqipërisë.

Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.

Shqipëria dhe Kosova ju përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.

Sekretari i shtetit Blinken tha sot se rrugët dhe aeroportet duhet të qëndrojnë të hapura për ata që po ikin nga Afganistani. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka bëri një koment pas deklaratës së Blinken duke thënë se Shqipëria është e gatshme të presë disa qindra persona jeta e të cilëve kërcënohet.

Lexo edhe :  Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

“Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhacka. Por afganët do vendosen edhe në Kosovë dhe qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani dhanë menjëherë miratimin pas kërkesës amerikane./Top Channel

Të fundit

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Lajme të tjera

Web TV