Një grua 32 vjeçe është gjetur e pajetë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Policia bën me dije se ka gjetur të vetëvarur në pemë shtetasen e identifikuar me inicialet A.D.
Nga deklarimet e para ka dalë se gruaja vuante nga çrregullimet e ankthit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe. Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.