Facebook ndalon përmbajtjet e lidhura me talebanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma e rrjeteve sociale Facebook njoftoi se ka ndaluar llogaritë që u përkasin talebanëve, të cilët i konsideron si organizatë terroriste dhe përmbajtjet që mbështesin talebanët.

Një zëdhënës i Facebook-ut për BBC tha se talebanët konsiderohen si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe janë të ndaluar të përdorin shërbimet e kompanisë sipas politikave të organizatave të rrezikshme sipas Anadolu Agency.

Zëdhënësi tha se do të mbyllen llogaritë që u përkasin ose hapen në emër të talebanëve ose përfaqësuesve të tyre dhe do të fshihen përmbajtjet dhe postimet që lavdërojnë grupin në fjalë.

Pasi grupi mori kontrollin e shpejtë të Afganistanit, kompanitë e teknologjisë u përballën me pyetje serioze se si të merren me përmbajtjen e lidhur me talebanët.

Zëdhënësi tha se duke punuar me një grup ekspertësh afganë që flasin gjuhët lokale dhe kanë njohuri për kontekstet lokale, ata u ndihmuan në identifikimin dhe paralajmërimin e çështjeve të reja në platformë.

Duke theksuar se ata nuk marrin vendime për njohjen e qeverive, zëdhënësi nënvizoi se ata ndjekin “autoritetin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Zëdhënësi tha se vendimi në fjalë vlen edhe për Instagram-in dhe WhatsApp-in.

Talebanët kanë vite që përdorin platformat e mediave sociale për të përhapur mesazhin e tyre.

Të fundit

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut të tij Edi Rama. Kjo...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

Lajme të tjera

Web TV