Fotoja virale nga Afganistani/ Modelja që burri mbulon me bojë është artistja shqiptare (Fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotoja e një burri që mbulon me bojë imazhet e modeleve jashtë një salloni bukurie në Afganistan ka bërë ‘xhiron’ e rrjetit këto ditë.

Pasi talebanët mësynë në kryeqytetin e vendit, Kabulin, qytetarët duhet t’i nënshtroheshin “ligjeve të islamit”, që përfshijnë mbulimin e imazheve të vajzave e grave.

Për të respektuar këto rregulla të reja, burri që shihet në foto përdor bojë të bardhë mbi modelet që mbajnë veshur fustane nusërie.

Por, deri më tani nuk e kishim kuptuar se në foto është pikërisht artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj. Lajmin e kë konfirmuar vetë modelja e këngëtarja, pasi ka ndarë artikullin  e “The Independent”, ku në foto duket pikërisht ajo.

Ky sallon bukurie është ndër më të vlerësuar në vend, ‘për rregullimin e nuseve’.

Një ditë më parë, në konferencën për mediet, i pyetur në lidhje me të drejtat e grave, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se “ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizaveDo të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda ligjit islamik.

Por sot, një vajzë raportohet të jetë vrarë, pasi kishte dalë ‘pa mbuluar’ në publik. Një gazetare afgane u urdhërua të shkojë në shtëpi e të mos të dalë më në media, ndërkohë që në rrugë shikohen gjithnjë e më pak gra.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV