Mos i jep peshkun, mësoje të gjuajë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klajd Gorica

Po le një fëmijë para ujkut të uritur, s’mund të presësh që ky i fundit të mos e shqyejë edhe pa arsye, vetëm se është i ngopur.

Kush është fajtor në këtë rast, ujku që e gllabëron apo ai që e lë në mëshirë të fatit femijën, kjo është çështja.

– Sulmuam pasi Afganistani shërbeu si strehë për terroristët e Al-Kaedas, përgjegjës për 11 shtatorin 2001. – u shpreh Presidenti i ShBA-së.

Arsye e mjaftueshme duket, fundja ata kriminelë vranë 2997 vetë, shumica amerikanë.

Por prapësëprapë, vet Amerika e pa të arsyeshme t’i lironte nga burgu pa të keq dje, duke lëshuar burgjet e sigurisë së lartë në Kabul, edhe pas miliona dollarëve, dollarë të taksapaguesve amerikanë, të shpenzuara në operacione të ndryshme për t’i kapur. Në mos ata 11 përgjegjësit e drejtëpërdrejtë, sa e sa syresh të tjerë, të cilet kanë kryer plot sulme terroriste nëpër të gjithë globin.

Ndërkohë derisa Osama u vra, e me tej, numërohen rreth 55’000 civilë të pafajshem afganë, plot gra e femijë mes tyre, rreth 60’000 anetarë të ushtrise afgane, rreth 2000 amerikanë, 1400 evropianë të Natos, rreth 70 gazetarë, e shumë të tjerë të panumëruar.

Fatkeqësisht keto jane tanimë shifra te shkuara, thjesht ststistikë, pasi vrasjet masive fillojnë tani e tutje. Këta muaj e vjet do jemi deshmitarë të gjallë përmes mediave, të raprezaljes më të madhe, që ky shekull ka parë.

– Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë në një vend, ku e pamë se edhe vetë afganet vendas nuk luftuan, nuk mund të dërgojmë më tej ushtarë amerikanë për të humbur jetën, kur vetë ushtarët afganë nuk besonin te ideali i tyre. – justifikoi masakrat dhe baterdinë që po ndodhin në Afganistan pas largimit të amerikaneve, serish presidenti i ShBA-së.

Pra në këta 20 vjet, ShBA paska kryesuar një luftë pa brum, pa ideal të vërtetë, me një synim të stisur, të krijuar artificialisht e të pambështetur në dëshirat e shumicës se popullit. Kështu nënkuptohet të pakten justifikimi. Pra muxhahedinët e financuar prej 4 djetëvjeçarësh prej amerikanëve nuk paskan qenë të frymëzuar e te bindur për të luftuar, nëse amerikanet s’do hapnin portofolin.

E vërtetë është se partitë afgane të mbështetura nga ShBA nuk i’a dolën të merreshin vesh e të drejtonin vendin me mbrojtjen e ushtrisë të mirestervitur afgane me fonde rreth 80 milion dollarë e plot pajisje ushtarake të fjalës së fundit. Madje pas një videoje online ku shfaqej shtëpia e braktisur e një ushtaraku të lartë afgan, e mbushur me mobijle e orendi ari, kuptohet se paraja dhe përfitmimet vetjake, kyesisht rrjedhojë e pasurive kombëtare dhe dhurimeve amerikane, kanë qenë më të ëmbla se sa përkushtimi ndaj idealaeve të luftës kundër STUDENTËVE, domethënë Talebanëve.

Lexo edhe :  Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat...

Nuk është për t’u befasuar që shumë shpejt, nëpër historitë mediatike do futen në lojë dhe Kina, Rusia, Pakistani apo Turqia e mediumet perëndimore do krijojnë trillime të ndërlikuara por logjike në dukje, për të justifikuar e shkarkuar përgjegjësinë e vërtetë. Por këta faktorë e shumë të tjerë të padukshëm, kanë qenë gjithnjë aty, ashtu si ShBA ne vitet 1979-1990 fundja.

Shkarkimi i fajit te partitë e drejtuesit ushtarakë afganë, te cilët për ironi i’a kanë dalë sakaq të largohen madje dhe me trajsta me para e flori e me avionë të ushtrisë amerikane, sapo i erdhi veza te b…, është cinik dhe i ulët. Korniza më e gjerë dhe historia na rrëfen se ata që do vuajnë e do humbin gjithçka, përfshi jetën, janë bashkëpuntorët, të cilët u bindën e rekrutuan me hir e me pahir, të shtyrë shpesh dhe nga paraja amerikane, se diçka mund të bëhej. Ata dhe ato janë viktimat e vërteta, që pas pak kohësh do kthehen pashmangshmërisht në statistikë.

Në një tjetër video nga CNN, Komandot, elita e ushtrisë së çdo vendi, konkretisht 22 syresh, pjesë e ushtrisë afgane, edhe pse të paktë në numër, kanë rezistuar të rrethuar pa problem, për 2 orë, derisa municionet i mbaruan. Pra afganët kundër talebanëve donin të luftonin, dhe dinin, por politikanët e gjeneralët, nuk donin të rrezikonin pasurinë e grumbulluar.

Ajo që ka ndodhur në Afganistan është një tragjedi e papërshkrueshme nga kamerat e fotot e pakta që përcillen pas shumë filtrash nëpër botë e për këtë fajin nuk e kanë Talebanët, quajini si të doni, ekstremistë, vegël në shërbim të të tjerëve, besimtarë të verbër të dogmës me të cilën janë skalitur, pra shkurt, jo ujku që i kanë vrarë shokët e vëllezërit për 20 vjet, por ata që i’a shërbyen të ftohtë në pjatë pas një “marrveshjeje”.

Nëse do të ndihmosh dikë, në grahmat e fundit, i jep një peshk sa të marr veten, por nëse do vërtetë ta ndihmosh, e mëson të gjuaj vetë e ndoshta i fal edhe nje kallam, në rastin më të mirë, përndryshe e shndërron në një parazit që edhe po ti digjet shtëpia e vet, fut në trajste peshqit, që karuajtur vjedhurazi, e të troket te dera pasi është larguar me bisht ndër shalë.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV