Nga Kabuli në Rinas, si do menaxhohen emigrantët afganë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet që vijnë nga Afganistani janë më shumë se dramatike, ku besohet se qindra mijëra qytetarë të rrezikuar nga regjimi taleban, po kërkojnë mundësi shpëtimi dhe e vetmja mënyrë mbetet largimi nga vendi. Prioritet konsiderohen rreth 30 nëpunës afgan që kanë shërbyer në administratën amerikane për 20 vite dhe në struktura të tjera të NATO-s. Një pjesë e tyre pritet që të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare. Pasi Rama pranoi se ka pasur një bisedë më Presidentin e SHBA, Joe Biden, qeveria e tij filloi të punonte për të gjetur vend strehimet. Për momnetin dy qytete janë piketuar: Tirana dhe Durrsi. Afganët e parë duhet të zbrisnin dje sipas njoftimit të bërë, por sipas burimeve, fluturimi u shty për shkak të kaosit në Kabul. Ministria e Jashtme, jo zyrtaisht bën me dije se afganët e parë mbërrijnë në Shqipëri paraditen e sotme. Në Rinas janë ngritur çadrat për t’ju nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe më pas me mjetet e ushtrisë ata do të shpërndahen në dy pikat e miratura si fillim nga qeveria. Gjithë koordinimi po bëhet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anullimi i fluturimit

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në airportin e Rinasit. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja do të ishte ditën e djeshme në orën 16.30, por vetëm 30 miniuta para orarit të “mbërritjes” u njoftua se nuk do të zbrisnin pasdrekën e së martës. Sipas burimeve ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë. Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar. Siç është bërë e ditur edhe nga autoritetet shqiptare por edhe diplomates amerikane grupi i afganëve do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Lexo edhe :  Rama takohet me Zelenskyn: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Takimi Kim-Xhaçka

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi se SHBA-të po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri. Në një prononcim për mediat pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadorja Kim i ka shprehur mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën në këtë rast dhe tha shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri. “Ishte një takim i rëndësishëm për strehimin e afganëve në vendin tuaj dhe vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë për ata që i ikin zonës së luftës. Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 ku ata ikën vetë jashtë. Kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë”, tha Kim. Diplomatja amerikane shtoi se ende nuk mund të flitet për detaje mbi numrin. “Detajet nuk janë vendosur ende, por në të ardhmen do të koordinohemi ngushtësisht”, tha ajo. E pyetur për numrin e tyre, ajo deklaroi se nuk e ka ende numrin konkret të afganëve që do të vijnë në Shqipëri. “Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linajve ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”, tha ajo. Ndërsa ministrja Olta Xhaçka e ka konsideruar një takim të frytshëm. “Patëm një takim të frytshëm për një situatë dinamike që po e ndjekim minutë pas minute”, tha Xhaçka.

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV