Biden paralajmëron talebanët: Do merrni përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dalë sërish në një konferencë për mediat, ku po flet për situatën në Afganistan.

Krah Kamala Harris dhe Antony Blinken, presidenti u zotua se do të nxjerrë jashtë Afganistanit çdo shtetas amerikan.

“Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi,” – tha Biden.

Pavarësisht këtij zotimi, Biden nuk premton se si do të përfundojë operacioni i gjerë i evakuimit. “Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar”– shtoi Biden.

Ai u shpreh dje u evakuuan 5,700 persona, përfshirë 169 amerikanë.

Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt të vazhdueshëm” me talebanët.

Ai thotë se grupit militant që tani kontrollon vendin i është thënë se ata mund të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA, nëse ata angazhohen në ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Ai gjithashtu zotohet se zyrtarët po qendrojnë vigjilent për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, duke marrë shkas nga zbazja e burgjeve që bënë talebanët. Dyshohet se militantë të ISIS dhe Al-Kaidës janë liruar nga talebanët.

Aktualisht në aeroportin e Kabulit ndodhen 5000 trupa amerikanë, numër që pritet të shkojë në 6000 në orët në vijim.

Të fundit

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në...

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale...

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të...

Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

Zyrtari i lartë i Partisë Djathtas 1912, Rezart Kthupi, ka folur për refuzimin e ftesës së Lulzim Bashës për një koalicion politik, gjatë një...

Imami apel të fortë politikës: Mos hapni “Kutinë e Pandorës, rrini larg fesë

Imami Ilir Curri, u ka bërë apel politikanëve që të qendrojnë larg fesë dhe mos fusin përçarje mes shqiptarëve. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj...

Lajme të tjera

Web TV