Drejtonte grupin e kokainës në Tiranë, ky është efektivi i RENEA-s Rael Luli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka shkatërruar një grup të shpërndarjes së drogës në disa pika të Tiranës, ku mes të ndaluarve ishte edhe një efektiv i RENEA-s. Në foto është efektivi i RENEA-s, i cili u kap në flagrancë bashkë me 4 persona të tjerë ndërkohë që po shpërndanin kokainë dhe kanabis gjatë një operacion anti-drogë që është në vijim e sipër nga SHÇBA. Efektivi i RENEA-s, Real Luli, ishte koka e grupit të shpërndarjes së drogës në disa pika të Tiranës.

Përveç efektivit të RENEA-s, në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë Jurgen Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç.

Grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxënësve.

Që prej ditës së djeshme policia ka kontrolluar banesat e të arrestuarve, ndërsa ka sekuestruar kokainë, kanabis, para dhe armë.

Aktualisht po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të implikuar në këtë grup që merrej me shpërndarjen e drogës në Tiranë.

Të fundit

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Lajme të tjera

Web TV