“Si është moti atje?” / Pyetja me të cilën Pique “mashtroi” Shakirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gerard Pique dhe Shakira është një prej çifteve më të njohur dhe jetëgjatë të botës së sportit me atë të muzikës. Ata kanë dy fëmijë dhe dhjetë vite bashkë.

E duke kujtuar 10-vjetorin e martesës, mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës rrëfen se si e njohur këngëtaren kolumbiane, që është 10 vite më e madhe se ai.

“Shakirën e takova për herë të parë në Madrid, teksa po filmonte videon e këngës së saj “Ëaka Ëaka” për Kupën e Botës 2010. I kërkova numrin. Ajo mbërriti në Afrikën e Jugut para nesh (skuadrës spanjolle), sepse do të këndonte në ceremoninë hapëse”, deklaron ai

Mbrojtësi i Barcelonës kujton se i ka dërguar një mesazh të pazakontë. “I dërgova një mesazh duke e pyetur se si ishte moti atje, meqënëse ajo kishte shkuar disa ditë më parë”, ishte pyetja e Pique.

Me këtë pyetje, Gerard nuk ka dashur të mësojë motin, por të kuptojë nëse Shakira e pëlqente apo jo.

“Në përgjithësi, kur bën një pyetje kaq idiote, të përgjigjen shkurt: “është ftohtë, merr një xhaketë”. Por, ajo shkroi një mesazh të gjatë me detaje se si ndryshonin temperaturat gjatë ditës. I thashë vetes, kjo s’është normale. Detajet më treguan se ajo më pëlqente mua”, thotë Pique.

“Komunikuam me njëri-tjetrin gjatë Kupës së Botës, por e vetmja mundësi që unë ta shihja atë sërish ishte nëse do të shkoja në finale, sepse ajo do të përformonte në ceremoninë përmbyllëse. Prandaj, i thashë që nëse do të duhej të dilja në finale vetëm për ta parë, do ta bëja”, tregon mbrojtësi.

Fjalën e mbajti dhe në atë Botëror, Pique dhe Spanja jo vetëm që shkuan në finale, por edhe e fituan atë përballë Holandës me rezultatin 1-0.

Të fundit

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe kanë mbërritur në Britani, duke...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

Lajme të tjera

Web TV