82 vjet më pas/ Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ky pakt, zyrtarisht ishte një traktat mossulmimi por përmbante gjithashtu protokolle sekrete që e ndanin Europën Lindore në sfera ndikimi gjermane dhe sovjetike

82 vjet më parë, Bashkimi Sovjetik nënshkroi me Gjermaninë naziste një traktat, i cili i dha dorë të lirë diktatorit Josif Stalin të merrte nën kontroll pjesë të Polonisë dhe shtetet baltike në prag të Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e vendeve të botës e kanë dënuar Paktin Molotov-Ribentrop, por Rusia ka ndërmarrë një ofensivë në media për ta marrë në mbrojtje këtë traktat të vitit 1939 në vazhdën e përpjekjeve për tu rikthyer në sferën e saj të influencës të cilën ajo e ka humbur.

Sot, pas përfundimit të luftës, beteja e fjalëve po ashpërsohet.

Historianët rusë kanë botuar një libër me dokumente sekrete që i përkasin periudhës menjëherë para Luftës së Dytë Botërore në përpjekje për të marrë në mbrojtje rolin e Stalinit në pazaret e tij me Hitlerin.

Ish oficeri i zbulimit, Lev Sotskov, ua paraqiti librin gazetarëve.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë një përpjekje titanike për të hedhur poshtë të gjitha ato orvatje që synojnë të falsifikojnë historinë,” tha Sotskov.

Në qendër të debatit është pakti Molotov-Ribbentrop, i nënshkruar nga ministri i jashtëm sovjetik, Vyacheslav Molotov dhe ai gjerman Joachim von Ribbentrop në Kremlin më 23 gusht 1939 nën vështrimin e kujdesshëm të Stalinit.

Ky pakt, zyrtarisht ishte një traktat mossulmimi por përmbante gjithashtu protokolle sekrete që e ndanin Europën Lindore në sfera ndikimi gjermane dhe sovjetike. Vendet baltike i kalonin Bashkimit Sovjetik ndërsa gjysma e Polonisë i jepej Gjermanisë.

Nipi i Molotovit, Vyacheslav Nikonov, thotë se gjyshi i tij e shihte këtë pakt si alternativën e vetme të shpëtimit.

“Për Bashkimin Sovjetik, ky pakt, që ishte traktat mossulmimi, qe mundësia e vetme për t’i bërë forcat gjermane të ndaleshin pasi të sulmonin Poloninë. Pra nuk mendoj se në atë kohë Bashkimi Sovjetik kishte shumë alternativa.”

Nikonov thotë se traktati bleu gjithashtu kohën e nevojshme që vendi të përgatitej për luftë.

Nëntë muaj pas fillimit të luftës, ushtria e Stalinit hyri në shtetet baltike. Ndërhyrja u pasua me arrestime dhe deportime masive.

Gjermania naziste i pushtoi të tre vendet baltike në vitin 1941 deri më 1944 kur Ushtria e Kuqe ndërhyri përsëri. Këtë herë, Rusia do të qendonte atje edhe 47 vjet të tjera.

Albinas Kentras ishte just 16 vjeç kur mbaroi lufta. Ai iu bashkua një grupi të vogël rezistence që luftoi 10 vjet me radhë për pavarësinë e Lituanisë.

Lexo edhe :  85 vjet para, García Lorca, një mister i Luftës Civile

Kentras u arrestua dhe kaloi dy vjet në burgjet e KGB-së. I kujtohet mirë dita e arrestimit. E çuan në një pyll, e zhveshën dhe mbi të u drejtuan shtatë tyta armësh.

“Do të të vrasim po nuk na tregove se ku i ke shokët, më kërcënuan. I vështrova tytat me qetësi dhe u thashë: Ne nuk kemi frikë të vdesim për Lituaninë.”

Në fakt, qindra lituanë dhanë jetën për vendin e tyre. Sot, emrat e tyre janë gdhendur në muret e ish zyrave të KGB-së në Vilnius, që sot është Muzeu i Pushtimit.

70 vjet pas traktatit Molotov-Ribbentrop, si Rusia ashtu edhe vendet baltike po zhvillojnë një betejë të ashpër verbale.

Në korrik, delegatët në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vilnius votuan për të dënuar si stalinizmin ashtu edhe fashizmin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Rezoluta u propozua nga deputetja lituane Vilija Aleknaite-Abramikiene.

Ajo thotë se regjimet totalitare e shuan Lituaninpë nga harta e botës. Atë e shqetëson politika e Rusisë për të marrë në mbrojtje vendimet e Bashkimit Sovjetik që synonin zgjerimin e territorit të vet në kurriz të fqinjëve.

“Ajo që më shkakton dhimbje është se librat e shkollës në Rusi i justifikojnë këto krime. Mendoj se kjo e bën të rrezikshme politikën ruse.”

Zyrtarisht, Bashkimi Sovjetik e mohoi ekzistencën e protokolleve sekrete për dekada.

Ato u pranuan dhe u dënuan zyrtarisht vetëm në vitin 1989.

Por librat rusë të historisë gjithnjë e më shumë sot pretendojnë se traktati i mossulmimit dhe protokollet e tij sekrete ishin të justifikuara dhe me rëndësi vendimtare për fitoren mbi nazizmin.

“Fëmijët duhet të dinë të vërtetën mbi atë që ndodhi prandaj është e drejtë që ata të mësojnë edhe pikpamjen ruse të ngjarjeve,” thotë studenti i ekonomisë, Mikhail Shtrebel.

Rusia nuk e ka pranuar kurrë faktin që i pushtoi vendet baltike dhe disa në Moskë ende i shohin ato si territore brenda sferës ruse të ndikimit.

“Nëse vendeve baltike nuk u pëlqen historia e tyre, atëhere le të vizitohen te psikiatri. Historia nuk mund të rishkruhet. Bashkimi Sovjetik nuk i sulmoi vendet baltike. Ato iu bashkuan vetë atij. Ky ishte vullneti i popujve të tyre, ishte rezultati i zgjedhjeve,” thotë Lev Sotskov.

Disa statuja sovjetike në Vilnius janë gjithçka ka mbetur nga pushtimi 50-vjeçar. Por plagët që shkaktoi ndarja e Europës do mbeten për një kohë të gjatë.

 

Burimi: voa


Të fundit

82 vjet më pas/ Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop

Ky pakt, zyrtarisht ishte një traktat mossulmimi por përmbante gjithashtu protokolle sekrete që e ndanin Europën Lindore në sfera...

Provokacionet e gushtit/ Petrit Dume e Mehmet Shehu, si i sprapsën grekët nga toka shqiptare

Nga Leonard Veizi -Fundi i Luftës II Botërore në Shqipëri dhe Greqi solli sisteme të ndryshme shoqëroro-politike. Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme...

Svastika, historia 12.000 vjeçare e simbolit të keqpërdorur

Svastika është një simbol që është përdorur nga nazistët e Adolf Hitlerit. Por Hitleri nuk ishte i pari që e përdori këtë simbol. Në...

Rama publikon pamje nga qyteti antik me nota moderne: Nadja mirë nga Shkodra, do të bëjmë me patjetër gjana t’bukra në Mandatin e Tretë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me bukuritë e qytetit antik me nota moderne, Shkodrën. Në vendin ku tradita takon shijen dhe liqeni...

85 vjet para, García Lorca, një mister i Luftës Civile

Poeti më universal Andaluzian është pushkatuar në Granada, në një datë ende të pasigurt, duke u bërë dëshmor për kauzën republikane. 85 vjet më...

Lajme të tjera

Web TV