Fotografia rrënqethëse në Afganistan/ 11-vjeçarja pozon krahas bashkëshortit të saj të ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shokon fotografia që është bërë virale orët e fundit. fotoja në fjalë është nxjerrë për National Geographic nga Stephanie Sinclair dhe daton që nga viti 2005.

“Një vajzë  11-vjeçare në Gour të Afganistanit, është ulur pranë të fejuarit të saj i cili vlerësohet të jetë rreth të 40-tave, në ceremoninë e fejesës, pak para dasmës së tyre në 2005,” shkruan fotografja në postimin e saj në rrjetet sociale.

Edhe pse 16 vjet më parë fotoja është ende aktuale, pasi njerëz nga mbarë bota pyesin vetën çfarë do të ndodhë me gratë dhe vajzat afgane kur talebanët të marrin plotësisht qeverisjen e vendit, vëren ajo.

Sinclair thekson se 20 vjet pas ndërhyrjes së forcave amerikane në vend falë të cilave talebanët u larguan asokohe nga pushteti, bota po bëhet dëshmitare e shtypjes të së drejtave të grave dhe vajzave. Menjëherë pasi talebanët u kthyen në pushtet, nisën raportimet për dhunën kundër grave, rrëmbimet dhe martesat e detyrueshme të vajzave të vogla.

Fotografja vijon duke cituar një gazetare afgane: “Zemra ime është ndarë në mijëra copëza. Për shekuj me radhë ne kemi qenë viktima të luftës – gjatë  fëmijërisë, gjatë adoleshencës madje edhe kur u bëmë nëna. Ne nuk duam të jemi skllave dhe të dhunohemi. Ne nuk duam që këto 20 vjet përparim të humbasin” .

 

Të fundit

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Lajme të tjera

Web TV