Pas plot 15 vitesh, Luana Vjollca largohet nga “Top Channel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk e dimë ç’ndodhi papritur mes moderatores Luana Vjollca dhe drejtuesëve të televizionit ku ajo ka punuar prej 15 vitesh, “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bëjnë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër.

Megjithatë, vetë Luana nuk ka reaguar ende lidhur me këtë lajm duke e lënë ende në pikëpyetje faktin e largimit të saj. Më herët, moderatorja u fokusua totalisht në punën e saj duke anuluar të gjitha koncertet që kishte për këtë verë.

Pas gati 1 viti mungesë në muzikë, Luana Vjollca u rikthye me një këngë të re me titullin “1 mijë vjet”. Po ashtu ajo ka treguar se ka punuar për të tjera këngë, për të cilat nuk dihet ende se kur mund ta gjejnë dritën e publikimit.

Luana zbuloi se ka përgatitur dy këngë verore, por ende nuk e di nëse do i publikojë apo jo.

“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, shkroi Luana krahas një imazhi të shkëputur nga studioja muzikore.

Epo, tashmë s’dihet çfarë presim prej moderatores dhe cilat janë projektet me të cilat do të na surprizojë shumë shpejt.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV