“Unë dhe Rama qeshim me ata që…”/ Vuçiç flet për Open Balkan dhe sulmon Kurtin dhe Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar nismën “Open Balkan’’ teksa jepte një intervistë për televizionin serb Happy Tv.

Vuçiç thotë se “Open Balkan’’ është ide fantastike për Ballkanin teksa njerëzit e kanë ëndërruar për një shekulli e gjysmë ndërsa disa vuanin prej kësaj ideje.

Deri më tani vetëm 3 shtete janë pjesëmarrëse në këtë nismë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por Vuçiç pohon se së bashku me Ramën qeshin kur marrin komente pse vendet e tjera të rajonit nuk duan të hyjnë në këtë iniciativë.

‘’Ballkani i Hapur është një ide fantastike, Ballkani është një ide fantastike për Ballkanin, njerëzit e kanë ëndërruar atë për një shekull e gjysmë. Disa madje vuanin për shkak të asaj ideje. Ne nuk duhet t’i shërbejmë askujt tjetër, ne duhet të respektojmë fqinjët tanë. Edi Rama dhe unë ndonjëherë qeshim kur marrim komente pse ata nuk duan të hyjnë në Ballkanin e hapur. Ne kurrë nuk do të ndjekim: ju do, – ju do, ju nuk do – ju nuk do. ‘’– tha Vuçiç.

Presidenti serb thotë se SHBA ka qenë e drejtë pasi e ka mbështetur nismën prej fillimit të saj, kurse për evropianët thekson se kanë rezerva për ‘Open Balkan’ pasi nuk janë ata mbrapa timonit.

‘’Amerika ka qenë me atë projekt që në fillim dhe unë jam mirënjohës ndaj amerikanëve. Amerikanët ishin të drejtë, dhe evropianët kishin rezerva, sepse ata nuk janë pas timonit. Ne mund të jemi makina e rritjes ekonomike në BE. Ballkani do të ketë përsëri normën më të lartë të rritjes vitin e ardhshëm ” tha Presidenti serb.

Nga ana tjetër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur edhe Kurtin, për të cilin thotë se është e pakëndshme të flasësh me të, por kohët e fundit, thotë ai me ironi, është me e lehtë, pasi nuk do të flasë fare me të.

Lexo edhe :  Festë, urime dhe...punë/ Pamjet 'ndryshe' që na vijnë për 8 Mars nga Tirana (FOTOT)

‘’E shihni që dikush nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, sepse nuk është i interesuar për këtë. Nuk ka asnjë bisedë me Haradinajn, të cilin e kam parë në Berlin. Ai pastaj erdhi për ta shkatërruar atë. Në atë kohë ishte edhe Ana Brnabiç, përfaqësuese e Qeverisë, dhe pastaj ata i bindën Zvizdi? dhe Haradinaj që të hiqnin dorë nga çdo ide që parashtronim – theksoi Vuçiç.’’- përfundon Vuçiç.

Të fundit

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme...

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa po përgatitet për një moment...

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore, të atyre...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Lajme të tjera

Web TV