Ardhja e refugjatëve afganë, Yuri Kim: Populli shqiptar gjithmonë u ofron mikpritje atyre që kanë nevojë, krenarë t’i quajmë miq e aleat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë e pranishme gjatë orëve të para pas mesnatës në Aeroportin e Rinasit, ku mbërriti grupi i parë me 121 afganë.

Ambasadorja Kim thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, e shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë mik dhe aleat.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

@xhacka_olta
& Unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.

Kujtojmë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 4 mijë afganë. Sipas kryeministrit Edi Rama qëndrimi i tyre në vendin tonë do të jetë i përkohshëm, pasi ato do të zhvendosen përfundimisht në SHBA.

Të fundit

Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

Pak orë pasi depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë...

VIDEO/ Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Tuneli pritet të hapet më...

“Me 15 euro këtu ha darkë”/ 3 mijë pensionistë italianë zgjedhin Shqipërinë për të jetuar

“Në Shqipëri me pension italian të pataksuar. Aty ku një shtëpi buzë detit kushton 300 euro në muaj dhe mund të dalësh për darkë...

Këmbimi valutor 13 mars 2025! Mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 13 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë. Franga...

Prej një muaji në qeli, Apeli i GJKKO shpall sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt

Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër masës arrest me...

Lajme të tjera

Web TV