“Ballkani i Hapur”, Rama: Me qeverinë e Kosovës punët s’shkojnë vaj’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes me grupin e ri dhe të vjetër parlamentar kryeministri Rama është shprehur se ‘Ballkani i Hapur’ ka shkaktuar mosdakortësi me qeverinë e Kosovës duke marrë një rëndësi të pamerituar.

“Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata. Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur”.

Rama po ashtu tha se ‘Ballkani i Hapur’ është një zgjedhje e drejtë dhe një qasje kuptimplotë nga e cila Shqipëria dhe rajoni do të përfitojnë shumë.

“Ballkani i Hapur është një zgjedhje e qartë, e drejtë dhe kuptimplotë për të ardhmen e vendit dhe rajonit. Sa më shumë të ndërveprojmë, a më shumë të përfitojmë në një hapsirë të madhe në të gjitha nivelet aq më shumë do të forcohemi. Do të punojmë shumë fort dhe në çdo sektor për t’ju dhënë mundësi të gjithë aktorëve të ekonomisë sonë që të kenë hapsira shumë të mëdha dhe jam i bindur që do kemi rezultate që do flasin se pse ‘Ballkani i Hapur’ na bën më të forte”- tha kryeministri Rama.

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV