Mandati i tretë qeverisës/ Rama mbledh sot grupin e vjetër dhe të ri parlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 19:00 grupin e vjetër dhe të ri parlamentar. Mësohet se takimi do të zhvillohet për bilancin e qeverisjes së kaluar dhe objektivat për qeverinë e re.

Ky takim vjen dy ditë pas fjalës përmbyllëse të mandatit të dytë, ku Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ministrat për punën e tyre ndërsa bëri me dije se qeveria e re do te shpallet javën e ardhshme.

Sipas kreut të qeverisë, jo të gjithë do të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm, ndërsa tha se “avantazhi më i madh ndaj rivalëve është se janë skuadër kampione”.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht, kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës. Ky është avantazhi ynë i madh në krahasim me rivalët dhe duhet të gjithë së bashku ta kultivojmë këtë avantazh”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë Najada Çoma nuk do të jetë pjesë e grupit të ri parlamentar, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetes.

Largimin nga qeveria e ka paralajmëruar edhe zv/kryeministri aktual, Erjon Braçe, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se “ka një fund”. Përmbajtja e statusit të Braçes lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një mbyllje të aktivitetit të tij politik kur bën dhe një bilanc të 24 viteve në politikë.

Lexo edhe :  Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit. Pas çdo pune të kryer, vepre të ndërtuar nuk jam unë, janë punëtorët! Mijëra që punuan, ndërtuan, ndryshuan Divjakën dhe fshatrat”, shkruan Braçe.

Të fundit

Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, aq sa vlente lënda narkotike e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Lajme të tjera

Web TV