Mbërrin në Shqipëri avioni i parë me 121 afganë, mes tyre gra dhe fëmijë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnje, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.
Qytetarët afganë u pritën nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

https://streamable.com/yp8ozm

Pasi ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret për realizimin e këtij misioni Xhaçka është shprehur e emocionuar për mbërritjen e qytetarëve afganë në vendin tonë. Ajo ka bërë me dije se janë ngritur struktura të posaçme, për të mirëpritur këtë kontingjent dhe disa mijëra të tjerë në vijim. Ndërsa ka thënë se grupi i parë që mbërriti ditën e sotme, do të strehohen në një strukturë hoteliere në Durrës.

Mes të tjerash Xhaçka sqaroi se pasi të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.

Deklarata e Ministres Olta Xhaçka:

Është vërtet një moment shumë emocionues. Këto kanë qenë ditë shumë intensive, me shumë punë për të koordinuar një operacion humanitar në një kohë rekord. Por mbi të gjitha kanë qenë ditë shumë të vështira, me shumë shqetësim për fatin e qytetarëve afganë që presim sot sepse situata e sigurisë në Kabul është përkeqësuar shumë.

Fatkeqësisht, sulmet e tmerrshme që ndodhën sot, humbja tragjike e jetës e mbi 60 qytetarëve dhe trupave të partnerëve tanë amerikanë, ishte prova e asaj që na shqetësonte ne, që shqetësonte të gjithë partnerët. Ishte pikërisht frika nga sulme të tilla, që na ka shtyrë të bëjmë maksimumin që këta qytetarë të vinin sa më shpejt në Shqipëri, ku janë larg rrezikut e larg frikës për jetën.

Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar.

Unë ndihem vërtet krenare sot, dhe çdo qytetar shqiptar duhet të ndihet vërtet krenar sot, që edhe njëherë, ashtu siç kemi bërë në kushedi sa raste në historinë tonë, shqiptarët po tregojnë atë që është shpirti i vërtet i këtij populli, solidaritetin, mikpritjen, bujarinë.

Lexo edhe :  Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Dhe kur sheh një shfaqje të tillë solidariteti, kur sheh sesi Shqipëria që nuk është një vend i pasur, që nuk është një vend me mundësi të mëdha materiale apo logjistike, e kupton që nuk është një rastësi që pikërisht në Shqipëri pati më shumë hebrenj pas lufte sesa para lufte, apo që shqiptarët pavarësisht kushteve ekonomike vetëm 2 vjet pas vitit të mbrapshtë 1997, arritën të strehonin gjysmë milioni vëllezër e motra kosovare që ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës e krimeve të një tjetër regjimi terrorist e vrastar.

Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mikpritjen dhe besën tradicionale të shqiptarëve, këtu bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundëshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre.

Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara.

Kemi bërë gjithçka, që t’i mirëpresim e t’u ofrojmë kushte sa më të mira e sa më dinjitoze jetese.

Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.

Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë.

Dhe sot, dua t’ju bëj një falënderim të gjithë strukturave të shtetit që janë duke bashkëpunuar për të bërë të mundur këtë operacion, sepse bashkëpunimi ka qenë vërtet i shkëlqyer dhe ia kemi dalë të organizohemi vërtet në mënyrë shumë efikase pavarësisht kohës së shkurtër, mundësive të kufizuara dhe përmasave sfiduese të këtij operacioni.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV