Prej kohësh nuk është aktive në muzikë, Tuna bëhet pjesë e një kauze shumë humane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme.

Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory, një fotografi ku shfaqet me anëtarët e organizatës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Gati për rrugëtimin tonë!”.
Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Për sa i përket muzikës, projekti i radhës për Tunën do të jetë bashkëpunimi që ka realizuar me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit zbuloi pak ditë më parë gjithë detajet nga albumi i saj i ri dhe i surprizoi të gjithë me emrin e Tunës. Dy vajzat kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e së shkuarës dhe kanë bashkuar forcat me njëra-tjetrën për një këngë që do mban titullin “Sunny Hill”. Detajet për publikimin e projektit nuk dihen ende, ndaj do të na duhet të presim dhe pak të mësojmë gjithçka rreth tij.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV